Aksident në aksin “Tepelenë-Memaliaj”, përplaset nga makina, humb jetën 45-vjeçari nga Mamaj

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e kësaj të hëne në Tepelenë.

Një 42-vjeçar me iniciale A.J, teksa ka qenë duke drejtuar mjetin e tij, ka përplasur për vdekje 45-vjeçarin me iniciale B.B.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:00, në aksin rrugor “Tepelenë-Memaliaj”, shtetasi A. J., 42 vjeç, banues në fshatin Veliqot, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin B. B., rreth 45 vjeç, banues në fshatin Mamaj, i cili për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje. 

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Share This Article