EMRAT/ Aksidenti, zbulohet identiteti i 1 viktime dhe 2 të plagosurve

Jugulajm.net
1 Min Read

Një viktimë e 2 të plagosur rëndë. Ky është bilanci i aksidentit tragjik të ndodhur sot paradite në në aksin Kabash–Porocan të Bashkisë Gramsh, ku mjeti tip kamion ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë.

Nga informacionet e fundit të përditësuara mësohet se  infermierja Dëshira Hoxha ka ndërruar jetë. Ndërsa mësuesja Albana Boja ka mbetur e plagosur rëndë dhe është transportuar në gjendje kritike drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Edhe drejtuesi i kamionçinës ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Gramshit.

Gramsh/Informacion paraprak 

Në aksin rrugor “Gramsh-Porocan”, kamioni me drejtues shtetasin Sh. K., 38 vjeç, ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i kamionit, shtetasi Sh. K., dhe shtetasja A. B., pasagjere, të cilët janë transportuar për në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa ka humbur jetën shtetasja D. H., 43 vjeçe, pasagjere në kamion.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Share This Article