Aktori memaliot Mehdi Malkaj, ka komentuar ngjarjen që bëri bujë në rrjet ditët e fundit, ku aktori i njohur Robert Ndrenika u pa i pranishëm në seancën gjyqësore në Gjykatën Administrative të kryebashkiakut, Erion Veliaj, ndërsa vëmendje të veçantë mori edhe puthja në ballë që Ndrenika i dha Veliajt.
I ftuar në emisionin “Oponencë” në News24 ,Malkaj u shpreh se pavarësisht vlerës së padiskutueshme artistike të Ndrenikës, veprimi i tij ka ndikuar në perceptimin moral të figurës së aktorit.
“Në fund ajo që gjykohet është veprimi… Por, çfarëdo që të themi apo të bëjmë ne, Roberti është një mal i madh artist, e padiskutueshme. Por ky mal i madh si artist bëri pis moralin e tij“, tha ai.
Më tej Malkaj theksoi se veprimi i aktorin nuk ishte i mirë, por shtoi se është e drejtë e tij të mbështetë dikë dhe nuk duhet gjykuar.
“Nuk është mirë, nuk kemi të drejtë ta gjykojmë, është e drejtë e tij. Nuk na vjen mirë. Veliaj po kërkon çfarë i ka dhënë atij, nëse i ka dhënë. Kjo e demaskoi fare kjo “burgun tënd do ta bëj unë”. Njeriu nuk bën dot burg për fëmijën e tij”, u shpreh aktori.
Duke iu referuar qëndrimeve të mëhershme të Ndrenikës, Malkaj kujtoi deklaratat e tij gjatë protestave për Teatrin Kombëtar, ndërsa tha se sot situata është ndryshe.
“… Iku Berti, u rralluan njerëzit dhe qëndruan ata që donin vërtet të mbronin Teatrin dhe unë u mendova gjatë, do rri apo do iki. Kur ishim për mbrojtjen e teatrit, Roberti tha që teatri do prishet kur fadromë të kalojë mbi trupin tim. Metamorfoza, nga ky Robert që ngrit peshë të gjithë me atë që tha, del tek ku “ik ti që e bëj unë burgun tënd”, tha aktori Malkaj.
Ndrenika në gjyqin e Veliajt, reagon Malkaj: Njeriu s’bën dot burg për fëmijën e tij dhe jo…




