Artan Tafani, është 39-vjeçari që shihni në foto, autori i grabitjes së një pike valutore në Astir nga e cila mori rreth 40 mijë euro.

Tafani u identifikua dhe u shpall në kërkim nga policia, ndërsa në pranga ra bashkëpunëtori i tij i cili pengoi në zbardhjen e ngjarjes.

Tafani nuk ëhstë një emër i panjohur për policinë.

Ai është dënuar edhe më herët për të njëjtën vepër penale.

“Në kuadër të këtij operacioni u shpall në kërkim autori i dyshuar i kësaj ngjarje, shtetasi A. (M). T., 39 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale”, thotë policia në njoftim.

Më 13 gusht të vitit 2015, Artan Tafani u arrestua pasi ishet shpallur në këkrim nga policia e Lushnjes, për grabitjen e një pike “Western Union”.

Asokohe, policia njoftoi se grabitja ishte kryer një ditë më parë. Më 6 gusht të vitit 2015, Gjykata e Lushnjes caktoi ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhje me dhunë” e kryer në bashkëpunim.