EMRI/ Prangoset 37-vjeçari, kishte mbjellë kanabis mes vreshtit me rrush

Jugulajm.net
1 Min Read

Një 37 vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit për kultivim të bimëve narkotike. Në pranga ka rënë Ervis Trifoni i cili u kap teksa ujiste bimët e kanabisit të kultivuara në tokën e tij të mbjellë me hardhi rrushi.

30 bimët e dyshuara narkotike cannabis sativa u asgjësuan nëpërmjet djegies.

I arrestuari akuzohet për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Ndërkohë materialet për veprimet hetimore të mëtejshme i kanë kaluar prokurorisë së Fierit.

Share This Article