Përleshje mes 3 personave, plagoset me thikë 1 person, arrestohet 1 person

Jugulajm.net
1 Min Read

Një përleshje me pasojë të plagosjes së një personi ka ndodhur këtë të enjte në qytetin e Pogradecit. Policia vendore bëri me dije se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes tre personave.

Nga sulmi mbeti i plagosur I.B., 52 vjeç, i cili mori dëmtime në trup, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në pranga ka përfunduar i dyshuari E.Ç., 34 vjeç.

Gjatë kontrollit fizik të autorit të dyshuar, policia gjeti dhe sekuestroi një thikë si dhe një send të mprehtë (gërshërë), të cilat u morën në cilësinë e provës materiale.

Hetimet e mëtejshme i janë kaluar prokurorisë vendore, e cila do të zbardhë plotësisht dinamikën dhe motivet e krimit të ndodhur.

Share This Article