Një 21-vjeçare është përdhunuar nga një 48-vjeçar në një banesë me qira. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se është arrestuar i huaji 48-vjeçar me iniciale M. F., i cili e kishte punësuar të renë si dizajnuese për bizhu, duke operuar online, në banesën që ai kishte marrë me qira në Tiranë.
Sipas kallëzimit të bërë nga 21-vjeçarja, punëdhënësi i saj ka kryer me të marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj teksa ndodhej në punë. Sipas saj, marrëdhënia ka vijuar edhe më pas, pasi ai e ka shantazhuar se do t’i tregonte familjes së saj.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin e huaj M. F., 48 vjeç, pasi një 21-vjeçare ka kallëzuar se ishte punësuar prej tij si dizajnuese për bizhu, punë që kryhej online për llogari të 48-vjeçarit, në banesën e tij të marrë me qira në Tiranë, në rrugën “Bogdanëve”.
Sipas kallëzimit, më datë 01.12.2025, ndërsa ndodhej në këtë banesë për të ushtruar aktivitetin e punës, ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Gjithashtu, sipas saj, marrëdhënia ka vijuar edhe më pas, pasi ai e ka shantazhuar se do t’i tregonte familjes së saj. Gjatë kontrollit fizik ndaj 48-vjeçarit iu gjet edhe një mjet prerës;”, njofton policia.




