Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë është regjistruar nga INGV në jug të Adriatikut, në brigjet e Shqipërisë.
Lajmi për këtë lëkundje sizmike u raportua nga Instituti Sizmiologjik Italian, në buletinin e tij të përditshëm.
Mediat italiane raportojnë se tronditja është ndjerë edhe në Pulia.
Tërmeti është pjesë e një sërë lëkundjesh që kanë prekur orët e fundit bregdetin shqiptar, por këtë herë ka qenë shumë më i fortë se të mëparshmit.