Një 49-vjeçar me inicialet A. U. është arrestuar në flagrancë nga policia e Elbasanit pasi është kapur me një sasi lënde narkotike.
Sipas asaj që njofton policia 49-vjeçari e kishte siguruar lëndë narkotike kokainë dhe e kishte ndarë në qindra doza, me qëllim shitjen e saj.
Sasia e drogës është gjetur pas kontrollit nga policia në automjetin dhe në banesën e autorit.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.