Policia i sekuestron telefonin Elvis Rroshit, dyshime për krim zgjedhor

Jugulajm.net
1 Min Read

Policia ka njoftuar për një operacion të kryer në kuadër të dyshimeve për krim zgjedhor.

Kontrolle banese dhe jo vetë janë kryer për 5  persona, ndërsa emri që bie në sy është ai i ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshit, për të cilin raportohet se i ishte sekuestruar telefoni.

“Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj shtetasit E. Rr., 50 vjeç, banues në Kavajë, iu bllokua telefoni celular, si dhe në një ambient në pronësi të tij u gjetën dhe u sekuestruan fatura, kupona nafte dhe lista zgjedhësish”, thuhet në njoftimin e policisë.
Share This Article