Greqi, arrestohet 32 vjeçari nga Saranda, u kap me armë, antiplumb e targa false në banesë

Jugulajm.net
1 Min Read

Një 32-vjecar nga Saranda, është arrestuar pas një operacioni të policisë greke në Thrakomakedones të Athinës.

Policia ka kryer kontroll në një banesë në zonë, pas dyshimeve se në të ndodheshin sende të paligjshme,  u sekuestruan 1 armë zjarri automatike me 9 fishekë, 1 jelek anti-plumb, 5 fishekë, çift targash false, kartë identiteti greke false, 2 vula zyrtare, 4 vula biznesi, 3.6 gram kokainë, 27 gram marijuanë, 2 peshore, 16 grirës marijuane, 2 Lap-Top.

Polica greke arrestoi një shqiptar dhe një grek që banonin në banesën në fjalë.

Siç rezultoi, njëri prej të arrestuarve nuk kishte deklaruar ndryshimin e vendbanimit, pasi ishte i detyruar nga gjykata për shkak të një mase kufizuese sigurimi.

Policia greke po heton arsyet se pse dy të dyshuarit mbanin armatim dhe dokumente false në banesë.

Share This Article