LAJM I FUNDIT/ Zjarr në një shtëpi, i moshuari ndërron jetë nga asfiksia

Jugulajm.net
1 Min Read

Një zjarr ka rënë mbremjen e kësaj së enjteje në një banesë, ku një i moshuar ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Ali Demi”, Tiranë

Në informacionin e policisë thuhet:

Rreth orës 21:20, në rrugën “Ali Demi”, në katin e parë të banesës së shtetasit Th. Ll, 72 vjeç, ka rënë zjarr. Si pasojë dyshohet se ka humbur jetën 72-vjeçari.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Share This Article