Aksident, përplasen 2 makina, të përfshirë 1 grua shtatzënë dhe 6 fëmijë

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident rrugor është regjistruar mbremjen e kësaj së hënee sotme, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në Vaqarr, Tiranë. Sipas të dhënave paraprake, në njërin prej mjeteve ndodhej një grua shtatzënë, e cila udhëtonte së bashku me gjashtë fëmijë.

Mësohet se të miturit ishin nisur për të luajtur kalçeto në momentin kur ndodhi përplasja.

Fatmirësisht, gruaja shtatzënë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe jashtë rrezikut për jetën. Po ashtu, nuk raportohet për persona me rrezik serioz.

Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e sakta të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:05, në Vaqarr, automjeti me drejtuese shtetasen Xh. Sh. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. P.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 6 fëmijë të mitur, të moshave 6-10 vjeç, të cilët udhëtonin si pasagjerë në automjetin që drejtohej nga shtetasja Xh. Sh., si dhe vetë drejtuesja e këtij automjeti. Të dëmtuarit po marrin mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Share This Article