FOTO/Masat ndaj temperaturave të larta, Drejtoritë e Zjarrfikësit, Policisë, Policisë Bashkiake dhe Pyjeve e Kullotave, takim me blegtorët e Bashkisë Gjirokastër

Jugulajm.net
1 Min Read

Në përfundim të takimeve parandaluese të zhvilluara në të gjitha Njësitë Administrative të Bashkisë Gjirokastër, për përballimin me sukses të sezonit pranverë–verë dhe masave ndaj temperaturave të larta, me kërkesë të Drejtorit të MZSH-së, në ambientet e Shërbimit Zjarrfikës u organizua një takim me të gjithë blegtorët e Bashkisë Gjirokastër, përfaqësues të Drejtorisë së Pyjeve dhe Kullotave, Policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake.

Në fokus të këtij takimi ishin parandalimi i zjarreve në pyje, kullota dhe zona me shkurre, të cilat shkaktojnë dëme të pallogaritshme dhe vënë në rrezik jetën e njerëzve, gjënë e gjallë, pronën dhe mjedisin.

Gjatë takimit u diskutua mbi
bashkëpunimin dhe koordinimin ndërinstitucional.
Detyrimet dhe përgjegjësitë e çdo subjekti.
Sensibilizimin e komunitetit për parandalimin e zjarreve.
Përgjegjësitë për parcelat e kontraktuara apo në pronësi.
Si dhe njohjen me penalitetet ligjore ndaj shkaktarëve të zjarreve.

Institucionet pjesëmarrëse apeluan për kujdes maksimal gjatë sezonit të verës dhe bashkëpunim të vazhdueshëm nga ana e qytetarëve dhe blegtorëve për mbrojtjen e pyjeve, kullotave dhe mjedisit.

Share This Article