Arrestohen 5 shqiptarë në Dubai, kërkoheshin nga SPAK, ja akuzat…

Jugulajm.net
1 Min Read

Operacioni i koduar “The Wanted” ka çuar në arrestimin në Dubai të 5 shtetasve shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK.

Sipas Interpol Tiranës ata janë arrestuar me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, ndërsa vijojnë procedurat dhe bashkëpunimi me autoritetet në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Njoftim i Interpol Tirana:

Vijon operacioni i koduar “The Wanted”, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.

Si rezultat i shkëmbimit të informacionit me homologët në Abu Dhabi, janë kapur në Dubai dhe janë arrestuar me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 5 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të kërkuar nga SPAK-u.

-4 nga këta shtetas, konkretisht K. Q., 44 vjeç, Sh. K., 44 vjeç, I. L., 30 vjeç, A. P., 38 vjeç, janë të dyshuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

-Shtetasi M. C., 34 vjeç, është i dyshuar për mashtrim kompjuterik.

Gjithashtu, vijon bashkëpunimi për verifikimin e një shtetasi tjetër shqiptar që ndodhet në Dubai, i cili dyshohet se përdor dokumente false.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin për finalizimin e procedurave të ekstradimit në Shqipëri, të 5 shtetasve të kapur në Dubai.

Share This Article