Arrestohet shoferi 52-vjeçar, përplasi për vdekje të moshuarin në aksin “Përmet-Çarçovë”

Jugulajm.net
1 Min Read

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Përmet-Çarçovë”, bëjmë me dije se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore, në përfundim të veprimeve procedurale, arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 52-vjeç, banues në Përmet, pasi dyshohet se përplasi me automjet, shtetasin S. P., 90-vjeç, banues në Përmet, i cili për pasojë humbi jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article