Deputeti i PD per Qarkun e Gjirokastres Prof.Dr Tritan Shehu denoncon iniciativen e fundit te qeverise shqiptare te eko-teknologjise ne Kelcyre.
Ne nje postim te minutave te fundit te rrjetin social FCB, zoti Shehu nuk ka pa targetuar dhe ministren e plehrave Mirela Kumbaron e cila eshte dhe nje prej promovuesve te shkaterrimit te Vjoses pasi ka lejuar dhe lejon demtimin e biodiversitetit te tij.
Postimi i plote i zotit Shehu
Kelcyre, inagurohet aplikimi zyrtar i “teknologjise EKO”, Rama-Lubi Kumbaro te asgjesimit mbeturinave!
Teknologji e “eksperimentuar” per vite, qe promovohet keto dite nga rregjimi!!
Teknologji e proces ky i nivelit europian, qe do te “pershpejtoje” dhe procesin tone te integrimit:
—Kur ka rreshje behet hedhja ne Vjose e mbeturinave te grumbulluara buze saj, apo tek perrenjte, qe derdhen aty.
—Ne thatesire, si po veprohet sot, djegje e tyre me tymosje te banoreve te Kelcyres e fshatrave perqark.
—Perhapje te semundjeve te ndryshme tek njerezit e kafshet nepermejt Vjoses se kontaminuar nga mbeturinat e ujrat e zeza te Qarkut.
Apo nepermjet toksicitetit prej djegjeve te ajrit, te thithur nga speciet e gjalla.
Keshtu dhe do te harojme “historine” e inceneratoreve me Eurot per ata.
Nderkaq do te hapet nje “front” per invesitme te reja qindra milioneshme, per te vene ne shfrytezim kete teknologji tashme “moderne” e te zyrtarizuar!
Faleminderit Rilindje!




