VIDEO/ Policia bllokon 35 mjete lundruese, mes tyre 1 ‘Lamborghini’ i kthyer në skaf

Jugulajm.net
1 Min Read

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare, kanë zhvilluar një operacion njëjavor nga veriu në jug të vendit, duke kontrolluar 525 mjete lundruese dhe bllokuar 35 prej tyre për shkelje të rënda të rregullave të sigurisë.

Mes mjeteve të sekuestruara bie në sy edhe një “Lamborghini” i transformuar në skaf, ndërsa 22 jet ski, 5 skafe, 6 gomone dhe 2 varka metalike u nxorën jashtë përdorimit.

Gjatë kontrolleve, u shpëtuan 19 pushues shqiptarë dhe të huaj, të cilët rrezikonin nga mjetet që lundronin brenda perimetrit të ndaluar.

Për drejtuesit u vendosën gjoba deri në 100 mijë lekë secila.

Share This Article