Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Moravë të Beratit.
Sipas njoftimit të policisë, shtetasi shtetasi O. C., 29 vjeç duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e plagëve të marra i riu ka ndërruar jetë, ndërsa pasagjerja që udhëtonte me të ka mbetur e plagosur lehtë.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 04:30, në fshatin Moravë, shtetasi O. C., 29 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit shtetasi O. C. dhe është dëmtuar lehtë pasagjerja.




