Autori është identifikuar si 42-vjeçari Luan Maçi, i cili u arrestua nga policia brenda pak orësh pas ngjarjes.
Sipas informacioneve të publikuara nga mediat, në momentin e grabitjes 42-vjeçari ishte me mjekër.
Pas largimit nga vendi i ngjarjes, ai është kthyer në banesën e tij dhe ka hequr mjekrën, në përpjekje për të ndryshuar pamjen dhe për të shmangur identifikimin nga policia.
Nga hetimet paraprake mësohet se ai ka grabitur rreth 3 milionë lekë, pasi ka hyrë në pikën e këmbimit valutor dhe ka kërcënuar me armë zjarri punonjësen që ndodhej brenda.
Gjatë grabitjes, 42-vjeçari dyshohet se ka tentuar të hapë me forcë derën pas së cilës ndodhej punonjësja, duke e goditur me shkelma, por nuk ka arritur ta thyejë atë. Më pas ai ka marrë paratë dhe është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.




