Ndue Doçi, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit në Gjirokastër, doli këtë të mërkurë para trupës vlerësuese për procesin e vettingut.
Doçi kaloi të treja kriteret, atë të pasurisë, aftësisë dhe pastërtisë së figures.
Si rrjedhojë, drejtori i Kufirit të Gjirokastrës u konfirmua në detyrë.
Trupa e Vlerësimit përbëhej Suela Bulku, e cila ishte Kryesuese, nga relatori Arben Sefaj dhe anëtarja Denisa Sina.