Prokuroria e Elbasanit ka ngritur akuzë për të dënuarin përjetë, Indrit Shaqja, pas ngjarjes së ndodhur në burgun e Peqinit, ku u vra me armë zjarri Arben Lleshi.
Raportohet se organi i akuzës ka dyshime se edhe Indrit Shaqja, i cili mbeti plagosur, ka bashkëpunuar me Sokol Mjacaj për vrasjen e Arben Lleshit.
Prokuroria i drejtuar gjykatës me kërkesën e masës së sigurisë “arrest në burg” për të dënuarin përjetë Indrit Shaqja.
Ndërkohë në qelinë e tij, gjatë kontrolleve është gjetur një telefon celular që i përket të dënuarit Indrit Shaqja.
Një ditë më parë, Gjykata e Elbasanit vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për autorin e ngjarjes Sokol Mjacajn dhe 11 zyrtarë të burgut të Peqinit.