Humb jetën 36-vjeçari, i kaloi sipër trupit mjeti bujqësor teksa…

Jugulajm.net
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot, ku një 36-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht gjatë punës në tokat bujqësore në fshatin Peshtan Bregas, Njësia Administrative Frakull, Bashkia Fier.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes dhe Drejtoria Vendore e Policisë Fier, i riu po punonte tokën me frezë kur dyshohet se është penguar aksidentalisht dhe ka rënë në tokë.

Në ato momente, mjeti bujqësor i ka kaluar sipër trupit, duke i shkaktuar plagë fatale dhe vdekje të menjëhershme.

Trupi i pajetë u gjet nga familjarët, të cilët, pasi nuk morën përgjigje nga i riu, njoftuan menjëherë shërbimet e emergjencës.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë dhe ambulanca, por fatkeqësisht 36-vjeçari kishte ndërruar jetë që në vendin e ngjarjes.

Aktualisht, trupi ndodhet në morgun e Spitali Rajonal Fier, ku pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore. Më pas, familjarët do të tërheqin trupin për të kryer ceremoninë mortore.

Policia vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit tragjik.

Share This Article