Zjarr afër “Varrezave të Dëshmorëve” në Gjirokastër, ndërhyjnë zjarrfikësit

Jugulajm.net
1 Min Read

Zjarr ne afersi te varrezave te deshmoreve ne Gjirokaster, zjarrfikeset nderhyjne ne kohe duke eleminuar rrezikun tek banesat e pranishme.

Ngjarja ka ndodhur gjysme ore me pare, kur flaket u konstatuan ne oborrin e një banese, nga ku po digjeshin mbeturina.

Zjarri paraqiste rrezik në përhapjen në drejtim të banesave përreth.

Ndërhyrja ka qenë e menjëhershme, për izolimin dhe më pas shuarjen e plotë të zjarrit.

Nuk janë shënuar dëme materiale apo të lënduar.

Për shkak të ndezjes së qëllimshme të mbeturinave në kundërshtim me ligjin, banori qe ndezi zjarrin ne oborrin e vet eshte kallezuar penalisht.

Share This Article