Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme, ku një person ka humbur jetën.
Aksidenti ndodhi rreth orës 10:00 në dalje të qytetit të Peshkopisë në rrugën “Maqellarë-Peshkopi”.
Burimet bëjnë me dije se shoferi i cili ndërroi jetë rrugës drejt Traumës, është identifikuar si Bledar Spahiu.
Ai ishte punonjës i ADZM Dibër dhe mësohet se ishte nisur drejt Peshkopisë për t’iu bashkuar ekipeve zjarrfikëse për shuarjen e zjarrit në Parkun Kombëtar “Lurë – Mali Dejës”.
Dibër/Informacion paraprak
shtetasi me iniciale B.S., dyshohet se ka humbur drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin e Traumës në kryeqytet.




