“RENEA” kontrolle gjatë natës në Sarandë, operacioni i 2-të brenda 3 ditësh…

Jugulajm.net
1 Min Read

Prej orës 03.30 të mëngjesit të sotëm në qytetin e Sarandës kanë mbërritur forcat “RENEA”, të cilat kanë zhvilluar kontrolle të ndryshme për kapjen e personave në kërkim, të përfshirë në këto ngjarje.

Paralelisht kontrolle janë zhvilluar edhe nga “FNSH”  dhe forcat “Shqiponja”.

Ende nuk dihen rezultatet e këtij operacioni, ndërjohë që detaje priten në orët në vijim.

Ky është operacioni i dytë që zhvillohet brenda tre ditëve, pas atij në orët e para të mëngjesit të së dielës kur kontrolle u ushtruan nga forcat operacionale të Tiranës e Vlorës, në bashkëpunim me “FNSH” dhe forcat “Shqiponja”, por pa rezultat.

Mbrëmjen e djeshme, shpërthimi i eksplozivit shkatërroi automjetin e 31-vjeçarit Klaus Jaçaj, person me precedentë aktualisht në kërkim për “përkrahje të autorit të krimit”, lidhur me ngjarjen e 17 korrikut, kur në Sarandë u plagosën me armë dy të rinj nga Kamza.

Share This Article