Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit E. M., 38 vjeç dhe J. M., 25 vjeç (vëllezër), të dy banues në fshatin Lazarat, pasi janë konfliktuar për kullotat, në fshatin Asim Zenel, me shtetasit L. D. dhe D. D. (bashkëshortë).
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.




