Procedohet 24-vjeçari nga Veliqoti, goditi me grushte 23-vjeçarin nga Dhëmblani

Jugulajm.net
1 Min Read

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Zh., 24 vjeç, banues në fshatin Veliqot, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grushte dhe me sende të forta shtetasin Sh. Zh., 23 vjeç, banues në fshatin Dhëmblan.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article