Horoskopi sot:
Dashi
Gjatë fundjavës do ishte mirë të kontrollonit nervat. Mendohuni mirë para se të thoni diçka të gabuar… Nëse keni një projekt për të realizuar, është koha e duhur për të provuar të arrini qëllimet.
Demi
Gjatë fundjavës, më në fund do të ketë një rikuperim në fizikun tuaj. Duhet të keni durim dhe maturi në punë, për të arritur suksesin që keni synuar prej kohësh.
Binjakët
Jeni nën presion për shkak të angazhimeve të shumta në punë. Fundjava që nis mund të jetë e rëndësishme nga pikëpamja e punës me lajme që vijnë së shpejti.
Gaforrja
Kjo fundjavë në fund të marsit do të jetë e mbushur me takime pune për shumë prej jush. Përsa i përket ndjenjave, kjo nuk është një periudhë e favorshme, por kini besim se gjërat do të përmirësohen.
Luani
Fundjava juaj do të jetë e rëndësishme për ndjenjat, veçanërisht për vajzat që janë në kërkim të dashurisë. Megjithatë, mos jepni më tepër sesa duhet.
Virgjëresha
Pas disa ditësh vështirësie do jeni në një periudhë rikuperimi, të paktën nga pikëpamja fizike. Ky është momenti i përsosur për të sfiduar plotësisht veten në punë.
Peshorja
Përsa i përket ndjenjave, situata është mjaft e qetë. Në punë, gjatë orëve të ardhshme të kësaj fundjave të muajit mars, mund të keni mundësi të rëndësishme për rritje profesionale.
Akrepi
Urani është në opozitë, por jo gjithçka do të shkojë keq gjatë orëve në vijim. Disa prej jush mund ta përdorin këtë periudhë për të ndryshuar punë.
Shigjetari
Në jetën sentimentale do të keni debate. Do të jeni shumë gjaknxehtë, por përpiquni të qëndroni të qetë dhe të mendoni me kujdes se çfarë të bëni.
Bricjapi
Ju jeni një person që i merrni shumë seriozisht marrëdhëniet personale, njerëzore dhe sentimentale. Veçanërisht në dashuri jeni gjithmonë shumë të vendosur dhe përpiqeni të kënaqni kërkesat e partnerit tuaj.
Ujori
Është koha për të treguar njohuritë e marra javët e fundit. Mund të krijoni një marrëdhënie të re që do t’ju ndihmojë të përmirësoheni.
Peshqit
Marsi, Venusi dhe Urani kanë hyrë në shenjën tuaj që do të thotë se mund të bëni njohje që do t’ju ndryshojnë jetën ose do t’i japin vlerë të re marrëdhënieve që janë të rëndësishme për ju.