Shpallet në kërkim pronari i kamionit që u kap me drogë në Kakavije

Jugulajm.net
1 Min Read

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve Gjirokastër, në vijm të hetimeve të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Risku”, shpallën në kërkim shtetasin N. S., 43 vjeç, banues në Tiranë, pronari i kamionit ku u gjetën rreth 350 kilogramë Cannabis Sativa, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me shtetasin E. Q., drejtuesi i kamionit, i cili u arrestua më datë 27.02.2026, për të trafikuar në Greqi, lëndën narkotike që u gjet e fshehur në kamion. Punohet për kapjen e shtetasit N. S..

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article