Aksident, shoferja 35-vjeçare bie me makinë në lumë bashkë me 2 fëmijët

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të shtune në Vlorë, ku një 35-vjeçare ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka rënë në lumë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lepenicë, ku shtetasja A. A., rreth 35 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Renault”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga, duke rënë në lumë.

Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe dy fëmijët që udhëtonin me të.

Të tre shtetasit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Share This Article