21-vjeçarja e cila qëlloi me thikë të moshuarin Zef Paloka, ka dhënë dëshminë e saj para grupit hetimor. Ajo ka rrëfyer në polici se shkoi në shtëpi, mori një thikë dhe e goditi për vetëmbrojtje.
“Prej një viti më ngacmonte në rrugë pasi jemi afër me banesa në të njëjtën lagje. Unë nuk ia kam kthyer asnjëherë.
Mbrëmë më erdhi afër banesës dhe filloi sërish të më ngacmojë ndërsa bëri edhe veprime të turpshme përpara meje.
E ndodhur në këtë situatë shkova në shtëpi dhe mora një thikë duke e goditur për t’u vetëmbrojtur pasi nuk kisha rrugë tjetër”, ka dëshmuar 21-vjeçarja me iniciale N.N., e cila është arrestuar nga uniformat blu pas ngjarjes.
Paloka ka mohuar akuzat e vajzës se e ka ngacmuar seksualisht dhe se ka kryer veprime të turpshme përpara saj. 68-vjeçari nuk është arrestuar nga policia pasi deklarimet e 21-vjeçares për tentativën e përdhunimit nuk janë vërtetuar.