Ambasadorja greke, Konstandina Kamits ka bërë sërish thirrje për çështjen e kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri ku ka kërkuar lirimin e tij sa më shpejt.
Kjo thirrje ka ardhur pas vendimit të gjykatës për të lënë në burg Belerin edhe pas kërkesës së tij për uljen e masës së sigurisë duke e liruar.
Në fjalën e saj ambasadorja greke tha se Beleri duhet të betohet si kryebashkiak e të nisë punën në krye të Bashkisë së Himarës.
“Shpresoj se drejtësia do të bëjë punën e saj duke zbatuar parimet e shtetit të së drejtës dhe veçanërisht prezumimit të pafajësisë dhe shumë shpejt Fredi Beleri dhe do betohet dhe do të marri përsipër detyrat e tij të reja në drejtimin e bashkisë Himarë”, tha ambasadorja.
Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit për blerje votash. Ai arriti t’i fitonte zgjedhjet edhe pse ndodhej në qeli.