Një ngjarje e rëndë është regjistruar në kryeqytet. Policia ka vënë në pranga një 29-vjeçar i cili akuzohet për vjedhje dhe kryerjen e marrëdhënieve seksuale me forcë.
Sipas njoftimit të bluve shtetasi J. O., 25 vjeç, banues në Tiranë ditën e djeshme ka shkuar në banesën e shtetasit A. B., 49 vjeç, (fqinji i tij), të cilit i ka vjedhur me dhunë një shumë parash dhe një aparat celular, si dhe ka marrë me forcë të dashurën e 49-vjeçarit, dhe pasi e ka dërguar në banesën e tij, ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.