Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në kryeqytet.
Bëhet me dije se një automjet ka përplasur një motor në lëvizje.
Sipas informacioneve, i plagosur nga aksidenti ka mbetur pasagjeri që ishte në motor.
Siç shihet në video, kanë qenë kalimtarët që i kanë dhënë ndihmën e parë personit të plagosur.
Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e aksidentit.




