Prej datës 7 të këtij muaji, Shqipëria është kampione në disiplinën e bodybuilding për femra. Oriela Trako ka çuar flamurin shqiptar në mes të Bosnjë-Hercegovinës duke u kurrorëzuar kampione ballkanike në kategorinë Women Phisique çka i ka dhënë asaj automatikisht kartën ELITE PRO që e çertifikon në profesioniste dhe e para femër në Ballkan që siguron këtë kartë.
Në kampionatin ballkanik përfaqësoheshin të gjitha shtetet e gadishullit, ndërsa Shqipëria përfaqësohej nga Oriela Trako dhe tre sportistë të tjerë ku fati i ka buzëqeshur vetëm Orielës që të nderojë edhe një herë Shqipërinë dhe vendlindjen e saj Gjirokastrën. Oriela ndan emocionet e këtij eventi sportiv të bukurisë trupore që u organizua në Bosnjë-Hercegovinë.
Sfida e ardhshme e Eriolës është kampionati universal i kësaj disipline që do të organizohet në Rumani për të cilën Oriela shpreson që të dalë me medalje pse jo dhe çmim të lartë botëror.