Masaker mjedisore eshte ajo cka po ndodh ne Memaliaj.
Vetem pak metra larg rrjedhes se lumit Vjosa mbeturinat e depozituara pa kriter ne vendin e quajtur Mogile, digjen duke kercenuar gjithe zonen kryesisht banoret e fshatit Vasjar pasi tymi perhapet me shpejtesi duke pushtuar gjithe vendin. Por jo vetem, pasi kercenim serioz eshte dhe per tokat bujqesore ne te cilat jane hedhur gjithfare mbetjesh plastike.
Te indinjuar per kete krim mjedisor banoret e Vasjarit thone se po perballen me nje situate alarmante per te cilen pergjegjesit duhet te vihen para drejtesise.
Kjo zonje tregon se ne pak kohe i ngordhen 5 lope me te cilen mbante frymen gjalle ndersa toka bujqesore i eshte pushtuar nga plastika .
Buken e perditshme per keta banore po e perpijne flaket njesoj si mbeturinat, po helmohen gjallesat tek sa mundi i tyre po iken dëm. Banoret tregojne me tej se autoritetet vendore jane ne dijeni te situates por nuk kane marrë asnje mase deri me tani.
Ata kerkojne nderhyrje emergjente per te zgjidhur kete situate kritike qe po u kanos jeten. Inxhinieri i Mjedisit ne Bashkine e Memaliajt Blenduart Caushi, pohon se e njohin problemin por nuk ka asnje denoncim tek autoritetet e policise per rastin ne fjale duke e lene gjendjen te gjenerojë akoma ne shume.
Agravimi i situates do te thote kosto te paperfillshme mjedisore ekonomike si edhe njerezore ne shendetin e banorëve.