Luizi është fituesi i lojës më të ndjekur të shqiptarëve

Jugulajm.net
1 Min Read

Finalja e reality show Big Brother Vip 2 nuk prodhoi surpriza sa i përket fituesit të saj.

Pas 133 ditësh izolimi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe pas një nate të gjatë, fitoren e ka rrëmbyer Luizi.

Dy finalistët e fundit mbetën Luizi dhe Kristi, ndërsa e para që u eleminuar ishte Dea e më pas Efi.

Emocionet ishin të forta për fituesin, ndërsa brohorimet dhe duartrokitjet kanë qenë të zjarrta edhe nga studio.

Ndërkohë pak momente para shpalljes së fituesit, Luizi dhe Kiara kurorëzuan dashurinë e tyre, duke u martuar zyrtarisht.

Share This Article