Mëngjesin e sotëm një 50-vjeçar ka humbur jetën në fshatin Selenicë të Vlorës, ku u dyshua se në banesën e tij kishte plasur një bombol gazi.
Nga veprimet paraprake hetimore, rezultoi se shpërthimi ka ndodhur në territorin e jashtëm të banesës së 50-vjeçarit D. G .
Mësohet se nuk ka qenë bombola e gazit e cila ka shpërthyer, por një granatë e cila ndodhej në oborrin ngjitur me banesën e 50-vjeçarit.
Nga shpërthimi ka marre plage në gjithë trupin dhe gjatë transportit në spital, ai ka humbur jetën.