Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në spital drejtuesi i motomjetit, 75-vjeçari me iniciale V. K..
Ngjarja ndodhi në aksin ”Milot–Lezhë”, ku automjeti me drejtuese shtetasen Xh. N. u përplas fillimisht me motomjetin që drejtohej nga viktima dhe më pas me një tjetër automjet të ndaluar jashtë rruge.
Pavarësisht ndihmës së shpejtë mjekësore, i moshuari nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë në spital.
Ndërkohë, drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprimet procedurale.
Njoftimi: Lezhë/Informacion paraprak
Në aksin rrugor “Milot–Lezhë”, automjeti me drejtuese shtetasen Xh. N. është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin V. K. dhe me një automjet të ndaluar jashtë rruge.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi V. K., 75 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.
Shtetasja Xh. N. u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.




