EMRI/ 44-vjeçari shqiptar ekzekutohet në Ekuador

Jugulajm.net
2 Min Read

Një shtetas shqiptar, me dokumente ekuadoriane u ekzekutua në një atentat me pagesë në El Poblado, Ekuador. Një grua e moshuar mbeti e plagosur, ndërsa vrasësi i dyshuar u arrestua nga policia shkruan Telemedellin.

Vrasja e shtetasit shqiptar, i identifikuar si Artur Tushi, 44 vjeç, ndodhi në bulevardin El Poblado. Sipas dëshmive të disa dëshmitarëve, një burrë hipur mbi një motoçiklete e ndaloi viktimën; me sa duket, shkëmbyen disa fjalë dhe më pas e qëlloi.

Vetëm sa e pyetën për emrin dhe pasi e konfirmoi, e qëlloi. – tha një dëshmitar.

Një grua 77-vjeçare u plagos rastësisht gjatë atentatit dhe është dërguar në spital. Nxjerrja e pamjeve nga kamerat e sigurisë mundësoi reagimin e shpejtë të policisë dhe lokalizimin e vrasësit të dyshuar, me shtetësi venezueliane, i cili u kap në lagjen Mirador të bashkisë Bello.

“Nëpërmjet zyrës së Interpolit, kemi kërkuar informacion nga vende të ndryshme që kontribuojnë në identifikimin e tij të plotë dhe të përcaktojnë nëse ky person ka të dhëna ose precedentë gjyqësorë. I arrestuari iu vu në dispozicion Prokurorisë së Përgjithshme të Ekuadorit dhe do duhet të përgjigjet para një gjykatësi, duke u përballur me dënime të mundshme që tejkalojnë 33 vjet burg,” tregoi Gjenerali ëilliam Castano, komandant i Policisë Metropolitane.

Në vendngjarje ishin të pranishëm hetues gjyqësorë të Policisë, duke mbledhur video nga kamerat e sigurisë dhe dëshmi për të përcaktuar se kush ishte shtetasi shqiptar i vrarë, i cili gjithashtu kishte dokumentacion ekuadorian.

Share This Article