Në luftën me zjarrin tre efektivë të zjarrfikëses janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës.
Të tre zjarrfikësit kanë pasur probleme me frymëmarrjen (asfiksi) për shkak të tymit, ndërsa ishin duke luftuar me flakët në malin e Dukatit.
Zjarrfikësit Luan Kapaj, Andrea Lala dhe Dëfrim Bilali kanë marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës pas gjendjes jo të mirë shëndetësore për shkak të asfiksimit nga tymi, dhe tashmë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të stabilizuar.




