Digjet nje banese ne fshatin Zhulat te Gjirokastres, ku fatmiresisht ka vecse deme materiale. Ka qene ora 10:00 kur ka rene zjarri ne banesen ne fjale dhe menjehere u angazhua shërbimi zjarrfikës, ku konstatoi se zjarri kishte përfshirë të gjithë banesën.
Po punohet ende për fikjen e plotë të flakeve.
Sipas deklarimit të të moshuarës që banonte në shtepi, zjarri ka rënë në momentin kur ajo ka ndezur oxhakun.
Nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Po vijohet puna për neutralizimin e plotë të zjarrit.




