Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas mesnate në fshatin Salari të Tepelenës. Sipas informacioneve zyrtare, rreth orës 00:30, në vendin e quajtur “Dilan”, policia ka gjetur pa shenja jete shtetasin italian E. S., 44 vjeç, banues në Tiranë. Dyshohet se ai është ekzekutuar me armë zjarri.
Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe ngriti një grup të posaçëm hetimor, i cili po punon nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorit/ëve.
Tepelenë/Informacion paraprak
Rreth orës 00:30, në fshatin Salari, në vendin e quajtur “Dilan”, në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi italian E. S., 44 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.
Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier dhe Vlorë, po ushtrojnë kontrolle në zonë dhe ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve.




