Parashikimi i motit për sot…

Jugulajm.net
1 Min Read

Sot në vendin tonë gjatë paradites moti do të paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura. Në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër parashikohen reshje shiu, ndërsa jugu i vendit do të mbetet kryesisht me mot të kthjellët të shoqëruar me vranësira të shpeshta, por pa reshje.

Në orët e pasdites dhe mbrëmjes, vranësirat do të shtohen në të gjithë vendin duke sjellë reshje shiu, të cilat në disa momente do të jenë në formë rrebeshesh.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të qëndrueshme në orët e mëngjesit, por gjatë mesditës do të shënojnë rënie. Vlerat ditore do të variojnë nga 8°C në Ersekë, deri në 28°C në qarkun e Gjirokastrës.

Era do të fryjë mesatare nga drejtimi veriperëndimor me shpejtësi deri në 35 km/h, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim me forcë 2 ballë.

Share This Article