EMRI/ Detaje nga vrasja e biznesmenit italian në Salari…

Jugulajm.net
1 Min Read

Detaje të reja janë zbuluar nga ekzekutimi i Edoardo Sarchi në Tepelenë. Bëhet me dije se biznesmeni italian kishte dalë për gjah në momentin kur një person i preu rrugën dhe e qëlloi me breshëri plumbash.

44-vjeçari prej 25 vitesh jeton në lagjen “Laprak”, dhe ishte pronar i fabrikës së tullave “Tegola Edil Centro” në kryeqytet.

Gjithashtu policia ka shoqëruar në komisariat personat që kanë qenë me të në makinë, si dhe ka shpallur në kërkim një person me iniciale G. B., si autor i dyshuar i ngjarjes.

Po ashtu autori i dyshuar i shpallur në kërkim njihet si përdorues i lëndëve narkotike dhe dyshohet se është fshehur në zonën mes Gusmarit dhe Nivicës.

Ndërkohë policia në bashkëpunim me drejtorinë vendore të Fierit dhe Vlorës, po ushtrojnë kontrolle në zonë dhe ambiente të ndryshme.

Share This Article