Një krim i rëndë në familje ka ndodhur në Shënvlash të Durrësit. Dyshohet se djali ka vrarë armë zjarri babain e tij 62 vjeç.
Viktima është Enver Balla, trupi i të cilit u gjet në pus.
Dyshohet se ai është vrarë nga i biri, Esmerald Balla.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth 20 ditë më parë.
Shkak i krimit mund të jetë bërë një konflikt për pasurinë.
Enver Balla ishte denoncuar më herët si i zhdukur nga vet djali i tij.
Në njoftimin e policisë më 13 gusht thuhej: “Në Komisariatin e Policisë Durrës ka kallëzuar shtetasi E. B., banues në fshatin Shënavlash, se më datë 13.08.2024, është larguar nga banesa, babai i tij, shtetasi E. B., 62 vjeç.