Një tjetër sistem vranësirash pritet të zhvillohet në territorin shqiptar, duke sjellë reshje të dendura shiu ku herë pas here do të jenë rrebeshe afat-shkurtra, shoqëruar me stuhi të forta ere.
Më të dendura reshjet paraqiten në ultësirën perëndimore duke raportuar edhe përmbytje në shumë qytete.
Parashikohet që edhe pasditja të vijojë nën ndikimin e shirave me intensitet mesatar dhe të lartë në të gjithë territorin e vendit, pritet dobësim i reshjeve vetëm në orët e vona të natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale por maksimalet do të pësojnë 2 gradë rënie duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 17°C.
Era do fryjë mesatare gjatë paradites por forcohet pasdite duke arritur shpejtësinë mbi 60 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 5 ballë.