59-vjeçari gjendet i pajetë në Alipostivan, dyshohet se…

Jugulajm.net
1 Min Read

Një 59-vjeçar është gjetur i pajetë në fshatin Alipostivan të Përmetit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 22.07.2025:
është gjetur pa shenja jete, në zonën e pyllëzuar të fshatit Alipostivan, shtetasi G. H., 59 vjeç.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se e ka humbur jetën si pasojë e vetëplagosjes aksidentale, në këmbë, me armën e gjahut artizanale që përdorte për gjueti.

Në drejtimin e Prokurorisë, një grup i posaçëm hetimor po punon për të dokumentuar me prova ligjore, rrethanat e rastit.

Share This Article