FOTO/ Gjobvënësit e Rilindjes masakrojnë bizneset në “18 Shtatori”, ndërsa në ”Pazar” as nuk afrohen

Jugulajm.net
2 Min Read

Gjobvënia ne emer te parimeve, eshte nje lajtmotiv i administrates se sotme tatimore ne Shqiperi. Ne Gjirokaster, gjobvenesit jane ata qe i perkasin Administrates Tatimore me qender ne Fier, qe here pas here dalin per te shenjestruar me gjobe ne momentin kur refuzohet gjoba e xhepit.

Ditet e fundit ne Gjirokaster kane zbarkuar dy gjobvenes tatimore te cilet po sakatojne edhe ato pak biznese, qe po i mbijetojne pushtetit te Rilindjes.

Ne redaksine e Jugulajm.net kane mberritur me dhjetera ankesa nga biznesmene qe operojne ne zonen e lagjes “18 Shtatori”, Bashkia Gjirokaster, te cilet denoncojne menyren arrogante te sjelljes se dyshes se famshme gjobvenese, Aljon Hoxha dhe Mesorian Çuko.

Te dy keta personazhe qe jane pjese e sistemit tatimor te cilet shikohen qartesisht ne foto, me se shumti jane te angazhuar tek ato biznese qe prej rregjimit te Rilindjes, rezultojne armiqesore per shkak te neutralitetit te treguar ne fushata elektorale, apo karshillekut qe kane shfaqur ndaj çdo padrejtesie te pushtetit rilindas.

Nuk pretendojme te themi se vendosin penalitete te paqena tek bizneset, por ajo çka bie ne sy eshte mungesa e kontrolleve dhe operimit ne terren tek bizneset e shumta ne ‘Pazarin Karakteristik’, ku puna ne te zeze eshte e ligjeruar dhe ku informaliteti kap qiellin.

Vendosja e standarteve te dyfishta e ka nje shpjegim. Kjo, pasi bizneset ne ”Pazarin Karakteristik”, ku birra pihet me 600 leke dhe ku nje leng frutash i konservuar shitet me 400 leke, ne shumicen e tyre jane prone e nenkryetares ne Bashkine e Gjirokastres.

Me bizneset e kesaj te fundit, Jugulajm.net do te merret fije per fije ditet vijuese, nderkohe qe epiqendra e ketij denoncimi eshte sjellja arrogante e dyshes gjobvenese dhe aplikimi i standarteve te dyfishta nga kjo dyshe ne operimin ne terren.

Share This Article